By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, njerëzit qëllojnë me gurë
October 8, 2025
Greta Thunberg i drejtohet Trumpit: “Ke probleme me zemërimin, më jep këshilla.”
October 7, 2025
Gjermani: Djali 15-vjeçar i kryetaes së bashkisë në paraburgim
October 7, 2025
Krasniqi: Klina është gati për rikthim
October 7, 2025
Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zyrtari i MD-së deponon kallëzim penal kundër ministres Haxhiu dhe zëvendësit të saj Sallahut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zyrtari i MD-së deponon kallëzim penal kundër ministres Haxhiu dhe zëvendësit të saj Sallahut
Lajme

Zyrtari i MD-së deponon kallëzim penal kundër ministres Haxhiu dhe zëvendësit të saj Sallahut

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 2:53 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishi ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut.

Denoncimi ndaj dy udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë është konfirmuar të hënën nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka thënë se kallëzimi penal është duke u trajtuar nga Prokuroria e Prishtinës. Zëdhënësja e Prokurorisë nuk ka dhënë detaje të tjera rreth procesit të hetimeve.

“Mund t’ju konfirmojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka pranuar kallëzimin penal lidhur me çështjen për të cilën keni shprehur interesim dhe është duke e trajtuar”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë.

Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Elbasan Dervishaj pas betejës së fituar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) për një vërejtje anti-ligjore të shqiptuar nga MD-ja, tani i është drejtuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë po për të njëjtën çështje.

Sipas vendimit të KPMShCK-së, të cilin e posedon Paparaci, rasti ka të bëjë me një vërejtje që i është shqiptuar Dervishajt nga zv/sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Lulzim Beqiri. Ajo ishte bazuar veç në një auditim të veçantë e të brendshëm.

Masa disiplinore ndaj Derivshajt u mor më 13 qershor, kurse KPMShCK-ja e shfuqizoi atë përmes vendimit të shpallur më 11 gusht.

Sipas KPMShCK-së, zv/ministri Blerim Sallahu ka kërkuar përmes email-it zyrtar nga Imer Shevelli, auditor i Brendshëm, që ta bëjë auditimin e vijueshmërisë në punë për tre muajt e fundit ndaj Dervishajt. Kërkesa e Sallahut ndodhi më 31 maj.

Ndërkohë, Shevelli, të nesërmen ia dorëzoi raportin me shkrim Sallahut duke thënë se Derivshaj gjatë periudhë 1 mars – 31 maj, e ka përdorur sistemin e vijueshmërisë në punë dhe se ka qenë dy herë në pushim vjetor. Bile, në këto dy raste i njëjti e ka njoftuar se zyrtaren e personelit dhe udhëheqësin e tij. Kurse, në dy rastet e tjera thuhet se nuk është evidentuar gjatë hyrjes në punë.

Këtë auditim të veçantë veç ndaj Dervishajt, KPMShCK-ja e ka vlerësuar se ka elemente të diskriminimit, pasi janë kërkuar dhe ndërmarrë veprime audituese lidhur me vijueshmërinë në punë vetëm për një zyrtar publik, pa ndonjë arsyetim paraprak apo të bazuar.

Rrjedhimisht, kërkesa e Sallahut për auditim ndaj Dervishajt, jo që ka tejkaluar kompetencat e tij, por e ka vendosur këtë të fundit në një pozitë më pak të favorshme sesa nëpunësit e tjerë civilë, për çka është edhe në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Përveç se ky raport ndaj vëllait të tre dëshmorëve të Istogut, përmban të meta ligjore, edhe masa disiplinore e shqiptuar ndaj tij është e paligjshme.

Pasi e fitoi betejën e brendshme me funksionarët e ministrisë së Drejtësisë, atij iu kumtua lajmi se do të dërgohet në Komisionin Disiplinor. Arsyeja; një postim në Facebook që nuk iu pëlqeu udhëheqësve të MD-së.

Dervishaj, më 17 gusht me anë të një statusi në Facebook njoftoi se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka aprovuar kërkesën e tij.

“Pushteti i VV-së provoi të më diskreditoj, diskriminoj, provoi ta ndyj figurën time, ndërsa mori atë që e meritonte, mori përgjigjen nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, po ashtu ka marr përgjigje edhe nga organet tjera të drejtësisë.

Ju mund të vazhdoni të më luftoni, por nuk jeni luftëtarë të denjë, sepse keni një histori familjare të PËRLYER”, kishte shkruar ai, teksa në këtë shkrim pati disa kritika ndaj pushtetit. Megjithatë, një shkrim i tillë ka bërë që tash Dervishaj të ketë punë edhe me këtë komision, i cili sipas burimeve të Paparacit, pritet ta ftojë gjatë javës tjetër në seancën disiplinore.

You Might Also Like

Krasniqi: Klina është gati për rikthim

Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan

Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje

Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim

Vetëvendosje premton investime në Viti me kandidatin Arsim Ademi Elmina Osmani|RTK

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Turqia do të kufizojë dhënien e lejeve të qëndrimit turistik

Kosova Times Kosova Times January 27, 2023
Venediku po dyfishon numrin e ditëve për të cilat turistët do të duhet të paguajnë një taksë për të qëndruar në qytet
Pranga ciftit bashkeshortot në Gjakovë, pasi u përleshën mes vete
Hollywood: Aktorja Sharon Stone pretendon se ish-shefi i Sonia e ka abuzuar seksualisht me të në vitet 1980
Barcelona, në finale të Superkupës së Spanjës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?