By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel
Rajon / Botë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2025/12/18 at 9:39 AM
Kosova Times Published December 18, 2025
Share
Serbia's President Aleksandar Vucic (L) leaves with European Commission President Ursula von der Leyen (R) and European Council President Antonio Costa (C) at the European Commission in Brussels on December 10, 2025.,Image: 1058217067, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Simon Wohlfahrt / AFP / Profimedia
SHARE

Në samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, karrigia serbe është bosh dhe mungesa demonstrative e përfaqësuesve të Serbisë mund t’i atribuohet si politikave të Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe dyshimit në rritje të vendeve të BE-së ndaj politikave të tij, ashtu edhe injorancës evropiane të realitetit gjeopolitik, shkruan sot Berliner Zeitung.

E përditshmja gjermane shkruan se vendimi i Serbisë për të mos marrë pjesë në samit është një pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të mëparshëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për t’i mohuar përsëri Serbisë hapjen e grupit të tretë në negociatat me BE-në, gjë që do të ishte një hap simbolik duke pasur parasysh se negociatat midis Beogradit dhe Brukselit kanë ngecur praktikisht për katër vjet.

“Arsyet për bllokadën janë të shumta dhe pasqyrojnë mosbesimin në rritje të kryeqyteteve të BE-së ndaj autoriteteve në Beograd. Sipas informacionit të dërguar nga presidenca daneze e BE-së në Beograd, edhe Gjermania është pozicionuar kundër hapjes së klasterit. Ndër skeptikët janë shtetet baltike, Suedia, Finlanda, si dhe vendet fqinje Kroacia dhe Bullgaria”, shkruan Berliner Zeitung.

Beogradi, shkruan e përditshmja, e percepton këtë si një fyerje dhe si një sinjal politik për të injoruar reformat e zbatuara në Serbi. Gazeta citon fjalët e analistit Slobodan Zečević, drejtor i Institutit të Beogradit për Studime Evropiane, se Vučić shprehu pakënaqësi me trajtimin e Serbisë duke bojkotuar samitin dhe se Serbia përmbush atë që kërkohet prej saj, por nuk mund ta hapë grupin e tretë.

Megjithatë, në vendet e përmendura të BE-së, gjërat vlerësohen pak më ndryshe dhe Këshilli i BE-së i kujtoi pa mëdyshje Serbisë se shpejtësia e afrimit varet nga përparimi në dy fusha – në fushën e sundimit të ligjit dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. “Pikërisht në këto dy fusha shumë anëtarë shohin deficite të konsiderueshme”, shkruan Beliner Zeitung.

Një nga faktorët vendimtarë për bllokimin e hapjes së klasterit është, vazhdoi e përditshmja, mungesa e vullnetit në Serbi për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me BE-në dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Berliner Zeitung shkruan gjithashtu se protestat masive që kanë vazhduar në Serbi për më shumë se një vit, tensionet në sektorin e medias dhe kundërshtimet ndaj minimit të institucioneve demokratike nxisin dyshimin se Serbia me të vërtetë dëshiron reforma.

Nga ana tjetër, Brukseli injoron “realitetin qendror gjeopolitik”, i cili është se “Ballkani Perëndimor nuk mund të stabilizohet pa Serbinë, dhe aq më pak kundër Serbisë”, shkruan e përditshmja.

Beliner Zeitung vlerëson se pa integrimin konstruktiv të Beogradit, një rend i qëndrueshëm paqeje dhe integrimi ekonomik në Ballkan janë të paimagjinueshëm, duke pasur parasysh ndikimin e Beogradit në Republikën Serbe dhe pakicën serbe në Kosovë, si dhe në Mal të Zi. “Kthimi i shpinës nga Serbia ndaj BE-së do të ishte një katastrofë politike për Evropën”, vlerëson Berliner Zeitung.

“Duke e frustruar vazhdimisht vendin më të rëndësishëm në rajon, BE-ja arrin pikërisht të kundërtën e asaj që supozohet se dëshiron të arrijë”, shkruan e përditshmja.

 

“Në vend që të eksportojë stabilitet, Brukseli, me pavendosmërinë e tij, mbjell dyshime dhe krijon një boshllëk të rrezikshëm pushteti. Aktorë si Kina po e përdorin këtë dobësi evropiane në një mënyrë të synuar. Prandaj, karrigia bosh është më shumë sesa një protestë nga një vend. Është një paralajmërim ogurzi i rënies së një politike, e cila rrezikon t’i merret oborri i saj nga rivalët e saj gjeopolitikë”, vlerëson Berliner Zeitung.

Gazeta shton se edhe Vuçiç po luan një lojë të rrezikshme, dhe se nga njëra anë dëshiron të demonstrojë forcë dhe sovranitet në Serbi, dhe nga ana tjetër po përpiqet ta izolojë Serbinë edhe më shumë.

“Fjalët e tij të falënderimit drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Antonio Costa dhe Presidentit francez Emmanuel Macron dukeshin si një përpjekje për të futur një pykë midis atyre që supozohet se e mbështesin atë dhe një grupi kritikësh. Pyetja është nëse një strategji e tillë do të japë fryte”, përfundoi e përditshmja gjermae.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times December 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet një nga Zëvendëspresidentet e parlamentit evropian, dyshohet se ka marrë ryshfet nga Katari

Kosova Times Kosova Times December 9, 2022
Ditën e lejimit të hyrjes së mallrave serbe, qeveria e Kosovës i rrit pensionet për 20 për qind
MPJ-ja e Kosovës jep detaje për aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut
Gratë e burgosura shpalosin punën e tyre artistike
Brenda 10 ditësh pritet të mbahet takimi për të pagjeturit në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?