By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
Lajme

Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`

Kosova Times
Last updated: 2025/12/18 at 6:49 PM
Kosova Times Published December 18, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në fotografi: xhamitë e shkatërruara në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë gjatë viteve ’90 – sakralocid i planifikuar”.

 

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në fjalën hyrëse, Kurti tha se trashëgimia kulturore përbën themelin e identitetit tonë kolektiv, na lidhë me të kaluarën, forcon vetëdijen për vlerat e përbashkëta dhe na kultivon përgjegjësinë për ruajtjen e kujtesës kolektive për brezat e ardhshëm.

“Gjatë luftës së viteve 1998-1999, krahas mijëra jetë të humbura dhe dëmeve materiale, Kosova ka pësuar dëme të rënda edhe në trashëgiminë e saj kulturore, e cila është shenjëstruar dhe shkatërruar nga forcat e armatosura serbe. Në gjykimet e Tribunalit të Hagës, shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore gjatë kësaj lufte, është cilësuar si krim kundër njerëzimit”, tha ai.

“ Duke folur për angazhimin e qeverisë, ai tha se në vitin 2021 janë ndërmarrë hapa konkret për të kërkuar drejtësi për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Me këtë rast, përmendi përbërjen e një komision me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, i cili ka dokumentuar zyrtarisht dëmet dhe humbjet, duke i hapur rrugë kërkesës sonë për drejtësi dhe kompensim. Në bazë të këtij raporti gjatë periudhës 1998-1999 janë shkatërruar 1788 monumente të trashëgimisë kulturore, janë grabitur mbi 3724 objekte muzeale nga koleksionet e muzeve publike të Kosovës dhe janë shkatërruar 175 biblioteka publike me mbi 1.7 milion libra. Nga 1788 monumente të shkatërruara, së paku 500 janë kulla të banimit, 218 xhami dhe 11 teqe, 17 kisha të besimit katolik, si dhe Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ai u shpreh se kjo ekspozitë e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës ka rëndësi të veçantë, sepse dokumenton në mënyrë të qartë dhe të argumentuar shkatërrimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore si pjesë e një strategjie të qëllimshme për fshirjen e identitetit kulturor e fetar të popujve tanë.

Më tej, Kurti tha se në këtë proces të rëndësishëm dokumentimi Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur një rol të veçantë, duke kontribuar me informacione të vlefshme rreth shkatërrimit të trashëgimisë kulturore islame dhe përgjatë historisë Bashkësia Islame ka dëshmuar se është një shtyllë e rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, fetare dhe kulturore në vendin tonë.

Në përmbyllje të fjalës ai ka falënderuar të gjithë për angazhimin dhe kontributin e tyre në përgatitjen dhe organizimin e kësaj ekspozite.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times December 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky pret Modi-n në Ukrainë më 23 gusht

Kosova Times Kosova Times August 19, 2024
Edona Maloku ambasadore e re e Kosovës në Portugali
Qeveria ndan mbi 16 mijë euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Luginës
Si zgjidhen krerët e BE-së?
Në Itali është hapur një hetim rreth “snajperëve të fundjavës” që paguanin çetnikët për të qëlluar mbi qytetarët e Sarajevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?