By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
January 25, 2026
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia me angazhim të shtuar në ato zona të vendit ku ka vërshime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia me angazhim të shtuar në ato zona të vendit ku ka vërshime
Lajme

Policia me angazhim të shtuar në ato zona të vendit ku ka vërshime

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 9:50 PM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Gjatë ditës së sotme vendin tonë e ka përfshirë një mot me reshje të vazhdueshme të shiut. Si pasojë e të reshurave që kanë vazhduar, ka pasur vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.

Policia e Kosovës në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, Zjarrfikësit e Njësitet Emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.

Njësitet policore, pos koordinimit me institucionet relevante po angazhohen edhe në shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe riorientim të qarkullimit në ato rrugë që janë bllokuar ose kanë vështirësi në qarkullim.

Në pjesën veriore të vendit, disa nga pjesët ku ka vërshime më shumë nga uji janë: Lagja e Boshnjakëve ku uji ka depërtuar në disa shtëpi, magjistralja Mitrovicë-Bërnjak ka shembje të dheut, po ashtu rruga në fshatin Zubq, hyrja për në fshatin Varage ka shembje dheu, ndërsa rruga  Qaber- Zubin Potok mbetet e bllokuar për shkak të shembjeve të gurëve dhe dheut. Në rrugët ku ka rrëshqitje dheu janë angazhuar edhe kompani për pastrimin dhe largimin e pengesave nga rruga.

Si pasojë e të reshurave ka pasur nivel të shtuar të ujit edhe në rajone tjera, si në dy rrugë të Gjakovës, në Ujëmir të Klinës, në rajonin e Podujevës, në Istog dhe në rajonin e Mitrovicës Jugu, Skenderaj, etj.

Policia mbetet e përkushtuar që tu dalë në ndihmë qytetarëve pa dallim dhe njëkohësisht fton qytetarët që të jenë vigjilent dhe të lajmërojnë të gjitha rastet ku ka situata emergjente nga vërshimet si dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Rama me letër të hapur për Kurtin

Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Më shumë se kurrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur Kosovën

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Netanyahu kërcënon se do të vonojë armëpushimin në Gaza. “Ne duam listat e pengjeve”
Turqit vendosin balona të kuq mbi rrënoja, për të nderuar fëmijët që vdiqën nga tërmetet
Numri i të vdekurve në Crocus City Hall u rrit në 115
Të pakënaqur me shërbimet kabllore, qindra qytetarë i drejtohen MINT-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?