Nga Regjep Berisha
Dy ditë më parë, në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel, u mor vendimi për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës. Këto masa nuk ishin asgjë tjetër veçse një formë presioni politik ndaj një shteti që po mbronte rendin kushtetues dhe sovranitetin e tij. Masat u vendosën padrejtësisht ndaj Kosovës, ndërkohë që Serbia nuk u sanksionua as pas protestave të dhunshme të organizuara në veri në vitin 2023, ku mbi 90 ushtarë të KFOR-it u plagosën, e as pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Sot, faktet janë të qarta! Veriu i Kosovës është nën rend dhe ligj. Qeverisja lokale është vendosur përmes proceseve demokratike. Diplomacia e Kosovës, me në krye Presidenten Vjosa Osmani dhe Qeverinë Kurti, ka sjellë rezultat konkret. Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro nga BE-ja, që nga muaji janar. Në ditën kur masat u hoqën, opozita doli me deklarata hipokrite, duke tentuar të përvetësojë një sukses që nuk është produkt i tyre, por i institucioneve shtetërore dhe i një politike të përgjegjshme. Masat nuk u hoqën me propagandë, por me punë, rend, ligj dhe diplomaci shtetërore. Kosova fitoi,propaganda humbi. Po e mbyllim këtë shkrim me një thënje nga Eleanor Rosvelt! Unë jam ajo që jam sot për shkak te zgjedhjeve që bëra dje.




