By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
Lajme

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/19 at 11:11 PM
Kosova Times Published December 19, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër, Ramush Haradinaj, para simpatizantëve të kësaj partie në Ferizaj foli për rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara, me theks të veçantë në fushën e sigurisë. Ai deklaroi se anëtarësimi në NATO është pjesë e programit të tij.

 

“Bondsteel ka qenë shpresa jonë e sigurisë së përjetshme. Kur janë vendosë amerikanët ka qenë lajm i madh, jo vetëm që na ka sjellë siguri por edhe jetë e zhvillim, sa e sa njerëz janë punësuar e kanë ndërtuar jetën. Është krejt e logjikshme që ne jemi përcaktuar herët që të jetë një bazë e përjetshme, që ta kemi një siguri të përjetshme, por falë një përcaktimi tonë i marrim pastaj edhe përcaktimin e aleatëve. Është ngjarja më e madhe e mundshme ligji për autorizimin në mbrojtje kombëtare i nënshkruar nga presidenti Trump ku përfshihet Kosova e theksohen qartë disa qëndrime për të cilat edhe ne jemi angazhuar vazhdimisht. Kosova është e paprekshme, tërësia territoriale”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së, deklaroi se janë përcaktuar për anëtarësim në  NATO, dhe, sipas tij, kjo çështje do të përfundojë brenda mandatit, nëse arrin të bëhet kryeministër.

“NATO po, por kur, varet shumë kush jemi, kush e udhëheqë këtë vend dhe a di këtë temë kaq të rëndësishme ta kryejë në kohë më të shkurtër, në komunikim më direkt dhe me efekte më të shpejta për sigurinë tonë. Unë besoj shumë që do t’ia arrijmë bashkë. Këtë e kam të shkruar e të elaburuar në programin tonë. Kjo punë kryhet”, tha Haradinaj.

Ai premtoi edhe zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenies së qytetarëve, dhe investime në energji elektrike dhe infrastrukturë.

“E para është paraja e Kosovës të qarkullojë në ekonominë tonë. Çdo para që e ka Kosova, qytetarët tanë, diaspora është mirë t’iu lehtësohet investimi, qarkullimi, gjenerimi në vend. Ne na duhet të marrim çdo para që i dedikohet Kosovës prej partnerëve tanë, dhe nuk është vogël ajo para. Në  procesin e anëtarësimit në NATO e BE ekzistojnë fondet për këto vende. Ne na duhet t gjenerojmë paranë tonë. Duhet t’i rrisim të hyrat dhe e kemi paraparë, janë të kalkuluara rritja e pagave dhe shtesave me dyfishim. Nuk kemi qare si Kosovë pa prodhuar edhe më shumë energji në Kosovë, në mënyrë që t’ia shesim qytetarit tonë me çmim të Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Gazsjellësi amerikan dhe një prej Shqipërisë dhe shkëmbimi i rrymës me Shqipërinë pa pagesë si dhe zhvillimi i Kosovës e përmirësimi i jetës të të gjithë qytetarëve e vende të reja të punës, ishin disa premtime të tjera të AAK-së në Ferizaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë tubim elektoral, prezantoi  edhe shtatë kandidatët për deputetë nga kjo komunë.

You Might Also Like

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Abdixhiku nga Fushë Kosova: LDK ofron të ardhme, jo popullizëm

Kosova Times December 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Gjilanit vazhdon mbështetje për nënat lehona

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Deputeti britanik në takim me kryeministrin Kurti premton mbështetje në energji
Lansohen tetë shërbime të reja në ‘e-Kosova’
Kurti me ambasadorët e vendeve të Beneluksit kërkon mbështetje për KiE
Reshje shiu dhe erë e fortë gjatë të mërkurës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?