Një person është plagosur të dielën në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa viktima është plagosur në këmbë.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi që dyshohet se në drejtim të tij kanë shtënë me armë zjarri persona të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Të dyshuarit pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Rasti është në procedurë hetimore.




