By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person në Pejë
December 22, 2025
Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike
December 22, 2025
Murali i Callas dhe portreti alegorik i qytetit
December 22, 2025
Debati në Parlamentin Turk mbi buxhetin – Video
December 22, 2025
Moment tronditës, dallgë gjigante përplasen mbi turisten që po pozonte për foto
December 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike
Lajme

Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike

Kosova Times
Last updated: 2025/12/22 at 4:08 PM
Kosova Times Published December 22, 2025
Share
SHARE

Mbi 18 mijë vëzhgues ka akredituar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në grupin e katërt të të akredituarve për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

 

Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar janë të subjekteve politike.

Më së shumti vëzhgues të akredituar në këtë grup ka Partia Demokratike e Kosovës, gjithsejtë  4 mijë e 411 duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 4 mijë e 296 vëzhgues. E treta për nga numri i vëzhguesve të akredituar sot është Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 636, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë 2 mijë e 969 vëzhgues, kurse Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 28 dhjetorit do t’i ketë të angazhuar 185 vëzhgues të cilët i akreditoi sot KQZ-ja, në grupin e katërt të akreditimeve që ka bërë ky institucion.

Përveç vëzhguesve të partive politike, që janë pjesëmarrës në garën e parakohshme zgjedhore, KQZ-ja akreditoi edhe vëzhgues nga organizata ndërkombëtare si dhe media vendore e ndërkombëtare.

Si organizatë vëzhguese, KQZ-ja ka akredituar edhe zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë me tre vëzhgues.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 852 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë, organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike. Numri i përgjithshëm i akredituar deri më tani nga KQZ-ja është 19 mijë e 085.

Sipas KQZ-së, 17 mijë e 614 vëzhgues janë nga subjektet politike, nga institucione shtetërore janë akredituar 66 vëzhgues, 764 vëzhgues nga Organizata vendore ndërsa 121 vëzhgues  nga organizata ndërkombëtare.

Deri tash KQZ-ja ka akredituar 13 vëzhgues nga përfaqësitë diplomatike, 443 vëzhgues nga media vendore e 64 të tjerë nga media ndërkombëtare.

Gjithashtu, KQZ miratoi planin e konferencave për ditën e zgjedhjeve në përfaqësitë diplomatike që do të mbahen me 27 dhjetor 2025 e për 28 dhjetorin kur zgjedhjet do të mbahen në gjithë territorin e Kosovës.

Më 27 dhjetor për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike, KQZ do të mbajë 3 konferenca, ndërkohë më 28 dhjetor do të jenë 5 konferenca e para në ora 08:00 dhe e fundit kur të dalin me publikimin e rezultateve të përmbledhura, dhe [ër orën kanë thënë se do të njoftojnë me kohë.

You Might Also Like

Plagoset një person në Pejë

Zgjatet orari i shërbimeve në Qendra për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Gjykata konstaton shkelje të së drejtës për gjykim brenda afatit

Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

IHMK: 26 ditë në vit nën mjegull, Prishtina kryeson listën

Kosova Times December 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së sot dëshmoi Naim Maloku

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
Kurti: Angazhohemi për një shoqëri me të drejta të barabarta
Biden nënshkruan projektligjin për të rritur tavanin e borxhit kombëtar të SHBA 3 orë më parë
Një aeroplan amerikan me municion për sulme ajrore aterroi në Izrael
Tre të arrestuar për ushtrim të dhunës ndaj një të moshuare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?