By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person në Pejë
December 22, 2025
Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike
December 22, 2025
Murali i Callas dhe portreti alegorik i qytetit
December 22, 2025
Debati në Parlamentin Turk mbi buxhetin – Video
December 22, 2025
Moment tronditës, dallgë gjigante përplasen mbi turisten që po pozonte për foto
December 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet
Opinion

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times
Last updated: 2025/12/22 at 4:12 PM
Kosova Times Published December 22, 2025
Share
SHARE

Nga Musa Kurhasku

Në çdo fushatë zgjedhore, skena është e njëjtë. Politikanët shfaqen papritur, të shumtë, të zhurmshëm dhe të etur për vëmendje. Vizitojnë çdo lagje, çdo kafene, çdo biznes, cep e’n cep në çdo vendbanim. Trokasin në çdo derë dhe flasin për hallet e qytetarit me një shqetësim të improvizuar.
Por kjo afërsi është e rreme.Sepse për ta, vota nuk është besim është plaçkë. Qytetari nuk është zë, është mjet. Një mjet i përkohshëm, i përdorshëm vetëm sa zgjat fushata.
Sapo mbyllen kutitë e votimit, nis zhdukja. Politikanët sezonalë kthehen në figura të paarritshme. Telefonat heshtin. Zyrat mbyllen. Rrugët ku dje shkelën me nxitim, sot nuk ekzistojnë më për ta. Qytetari mbetet në pritje, i harruar dhe i mashtruar.
A do të jenë edhe këto zgjedhje panair premtimesh?
Sa herë afrohen zgjedhjet, premtimet rriten më shpejt se besimi i qytetarëve. Pagat do të rriten 50 për qind. Pensionet po ashtu. Fondet familjare do të jenë “për të gjithë”. Banesa për familjet e reja. Punime enorme, zhvillim i madh, mirëqenie e garantuar.
Letra i duron të gjitha. Fjalët edhe më shumë.
Fushata zgjedhore shndërrohet në panair premtimesh, ku secili kandidat shet shpresë të paketuar bukur, pa garanci, pa afate reale dhe pa llogari. Premtimet janë të mëdha, por kujtesa politike është e shkurtër.
Ndërkohë, realiteti është brutal.
Në kohën mes dy zgjedhjeve, Kosova zbrazet.Jo me dhjetëra, por me qindra mijëra. Ikën të rinj, ikën kuadro të arsimuar, ikën familje punëtore, ikën edhe ata që dikur besuan se këtu mund të ndërtonin jetë. Ikën atdhetarë në heshtje, pa zhurmë, sepse zhgënjimi nuk bën fjalime.
Kjo është kontradikta më e madhe:
Në fushatë flitet për zhvillim,
ndërsa mes zgjedhjeve iket nga mungesa e shpresës.
Nëse pagat po rriten kaq shumë, pse po ikin mjekët, inxhinierët, mësuesit?
Nëse pensionet po rriten, pse pleqtë mbesin peng i ndihmave nga fëmijët në mërgim?
Nëse ka fonde familjare dhe banesa për të rinjtë, pse familjet e reja po e ndërtojnë jetën jashtë Kosovës?
Këto pyetje nuk marrin përgjigje në fushatë. Ato shmangen me slogane, me spote reklamuese dhe me takime të shpejta elektorale.
Politika jonë ka mësuar të flasë bukur para zgjedhjeve dhe të heshtë gjatë mandatit. Premtimi bëhet monedhë, ndërsa përgjegjësia zhduket. Qytetari trajtohet si konsumator fjalësh, jo si partner në shtetndërtim.
Nëse edhe këto zgjedhje do të reduktohen në premtime të fryra pa mbulesë reale, atëherë panairi vazhdon dhe zbrazja e vendit do të thellohet. Sepse njerëzit nuk ikin vetëm për paga, ikin nga mungesa e drejtësisë, e dinjitetit dhe e perspektivës.
Kosova nuk ka nevojë për më shumë slogane.
Ka nevojë për politika që mbajnë njerëzit këtu.
Për llogaridhënie, jo për broshura.
Për punë reale, jo për shifra fushate.
Në fund, qytetari duhet ta kuptojë një gjë:
Premtimet nuk ndërtojnë shtet.
Veprat po.Dhe çdo votë e dhënë për panairin e radhës është një shtysë tjetër drejt valixheve të reja.

You Might Also Like

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Brukseli mposht Brukselin

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Kosova Times December 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Simeone: Sociedadi është skuadër e vështirë

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Ministrja gjermane për Evropën do të vizitojë Kosovën
Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, kur pritet të rinisë
Vuçiq e priti Milatoviqin në darkë
Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?