Partia e Socialistëve Evropianë (PES) mbështet Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit që do të mbahen në Kosovë.
“Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, shprehim mbështetjen dhe urimet tona më të mira për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe liderin e saj Albin Kurti”, thuhet në letrën e mbështetjes së Partisë së Socialistëve Evropianë.
Sipas Partis së Socialistëve Evropianë (PES), gjatë mandatit të kaluar, Kosova ka dëshmuar se udhëheqja social-demokrate sjell rezultate, duke forcuar demokracinë, mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe kontribuar në stabilitetin në një kontekst rajonal sfidues, si dhe duke ndërtuar themelet për rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Progresistët do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të vlerave demokratike, drejtësisë sociale dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në mbështetjen e PES-së




