Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 0,0% në muajin nëntor 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 469,9 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 470,0 milion Euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin me 15,7%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2025 kishte vlerën 87,7 milion Euro, ndërsa importi 557,6 milion Euro, që është një rënie prej 9,5% për eksport, si dhe një rënie prej 1,6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 20,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15,4% e përbëjnë produktet minerale; 11,2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 6,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 13,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13,0% e përbëjnë produktet minerale; 12,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,6 milion Euro, ose rreth 30,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-20,9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,7%), Italia (2,9) dhe Holanda (2,7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 240,3 milion Euro, ose 43,1% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 0,9%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Italia (5,3%), Polonia (3,8%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 42,8 milion Euro, ose 48,8% të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (-6,1%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18,2%), Maqedonia e Veriut (16,2%), Serbia (7,0%), Mali i Zi (6,0%), etj.

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 76,5 milion Euro, ose 13,7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,5%), Shqipëria (3,9%), Serbia (3,6%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 18,3 milion Euro, ose 20,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,1%) dhe Turqia (3,9%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 240,8 milion Euro, ose 43,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,9%) dhe Kina (12,2%).