Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se më 24 dhjetor 2025, segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, do të jetë i bllokuar nga ora 11:50 deri në 15:50 për shkak të aktiviteteve të banorëve lokalë.
Bllokime të tjera parashikohen më 27 dhjetor, nga ora 11:52 deri në 18:52, dhe më 3 janar 2026, nga ora 09:00 deri në mesnatë.
Qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternativedhe të planifikojnë me kohë udhëtimet, për të shmangur vonesat dhe pengesat.
Për informacione shtesë mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606, ose 0800 500 95.




