By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i ri më i shpejtë në botë: Shikoni si duket pjesa e brendshme e “plumbit”, i cili do të ecë me një shpejtësi prej 450 kilometrash në orë
December 24, 2025
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende
December 24, 2025
Turistët tani duhet të paguajnë 12 euro për të parë ballkonin e famshëm të “Romeo dhe Zhuljetës” në Itali
December 24, 2025
Të gjitha ofertat më të mira të fluturimeve dhe zbritjet e udhëtimeve për Ditën e Krishtlindjeve dhe Janarin që duhet t’i prisni këtë vit
December 24, 2025
Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
December 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026
Lajme

Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026

Kosova Times
Last updated: 2025/12/24 at 9:39 AM
Kosova Times Published December 24, 2025
Share
SHARE

Ardhja e sistemeve Javelin në Shqipëri, falë bashkëpunimit me aleatin strategjik, SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare.

Gjatë një vizite në një nga bazat e Forcave të Armatosura, ku u bë pritja e dërgesës së parë të këtyre sistemeve, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u shpreh se ardhja e sistemeve antitank Javelin, përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Ministri bëri të ditur se sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve të lëshimit Javelin dhe raketave përkatëse.

Sipas tij, kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026.

Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale.

Ai kujtoi se bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta.

Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit luftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.

Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve.

“Nëpërmjet dërgesës së parë të sistemeve Javelin dhe asaj të dytë që pritet në vitin 2026, synojmë certifikimin e plotë të një grup-batalioni, duke rritur ndjeshëm gatishmërinë dhe efektivitetin operacional të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes./Atsh

You Might Also Like

Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende

Goditet këmbësori për vdekje në Graçanicë, arrestohet vozitësi i veturës

85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

MPJD paralajmëron qytetarët për pengesa në trafikun drejt Serbisë

Moti në Shqipëri me reshje me intensitet të ulët

Kosova Times December 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump i dha Zelensky-t disa ditë kohë për t’iu përgjigjur planit të paqes

Kosova Times Kosova Times December 9, 2025
Sindikata e Administratës kritikon pozitën
Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën
Pse mësimdhënësit po lënë Rusinë?
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?