Dy oficerë policie dhe një person tjetër u vranë në një shpërthim makine në Moskë, tha të mërkurën në mëngjes Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda.
Autoritetet thanë më parë se shpërthimi ndodhi pranë vendit ku një gjeneral i lartë rus, gjenerallejtënant Fanil Sarvarov , u vra këtë javë, raporton Guardian .
Pamjet e transmetuara në televizionin rus tregonin një zonë të rrethuar dhe dhjetëra automjete policie. Dëshmitarët thanë se shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale.




