Një këmbësor ka mbetur pa shenja jete pas goditjes nga një veturë dje në mbrëmje në Graçanicë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërkaq është arrestuar vozitësi i veturës.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.




