Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar miqtë në Kosovë, festën e Krishtlindjes.
“Gëzuar Krishtlindjet për miqtë tanë të krishterë në Kosovë dhe në mbarë botën!” , ka shkruar ajo ne X.
”Me rastin e sezonit të festave, do të doja t’ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta popullit të Kosovës. Uroj që kjo periudhë festash t’ju sjellë paqe, shëndet dhe shpresë juve dhe të dashurve tuaj, dhe që viti që vjen të jetë vit i stabilitetit, mirëqenies dhe përparimit të vazhdueshëm”, thuhet në urim të diplomates izraelite.




