Drita ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e mbetur të xhiros së trembëdhjetë të Superligës së Kosovës, e zhvilluar të mërkurën në Gjilan.
Kampioni në fuqi i ka shënuar të dy golat në pjesën e parë dhe ka siguruar tri pikë në fund të stinorit vjeshtor.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e njëzet e gjashtë, kur mbrojtësi Jorgo Pëllumbi ka realizuar për 1:0. Vetëm tri minuta më vonë, Raddy Ovouka (29’) e ka dyfishuar epërsinë, duke vulosur rezultatin përfundimtar që nuk ka ndryshuar as në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Drita e mbyll stinorin vjeshtor në vendin e katërt të tabelës, po me pikë të njëjta me Dukagjinin në pozitën e tretë. Në krye të renditjes vazhdon të jetë Ballkani. Në anën tjetër, Prishtina renditen në vendin e dytë me tri më pak se lideri, Ballkani.




