By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës
December 24, 2025
Identifikohet i dyshuari për aksident dhe largim nga vendi i ngjarjes
December 24, 2025
Të burgosurat në Lipjan ndajnë dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta
December 24, 2025
Kurti: Qeverisja e ardhshme fokus në zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale
December 24, 2025
Osmani dhe Ipeshkvia, mesazhe shprese e bashkimi për Krishtlindjet
December 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Sulmi ndaj Kanalit Ibër–Lepenc përpjekje për destabilizim të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Sulmi ndaj Kanalit Ibër–Lepenc përpjekje për destabilizim të Kosovës
Lajme

Kurti: Sulmi ndaj Kanalit Ibër–Lepenc përpjekje për destabilizim të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/24 at 8:12 PM
Kosova Times Published December 24, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar  se sulmi kinetik ndaj infrastrukturës vitale, përkatësisht Kanalit të ujit Ibër–Lepenc më 29 nëntor 2024, përveç dëmeve materiale dhe qëllimeve për ta destabilizuar Kosovën, u pasua nga një operacion i koordinuar i influencës së fshehtë, me synim deformimin e fakteve dhe përmbysjen e narrativës, duke tentuar që Kosova, viktima e sulmit, të paraqitej si përgjegjëse.

 

Sipas Kurtit, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj tre shtetasve serbë, dy prej të cilëve pjesëtarë të strukturave ilegale, të lidhur me institucionet e sigurisë së Serbisë, konfirmon se ky nuk ishte një akt i izoluar, por një përpjekje e qëllimshme e Serbisë për sabotimin e Republikës së Kosovës në përmasa të gjera. Ai tha se një element kyç është edhe fakti se ekspertiza ndërkombëtare forenzike konstaton që eksplozivi me të cilin është kryer sulmi terrorist i asaj nate është me origjinë ushtarake.

“Si aktakuza ashtu edhe të gjeturat e ekspertizës ndërkombëtare forenzike janë në linjë të plotë me vlerësimet fillestare të institucioneve tona të sigurisë të cilat i pata prezantuar një vit më parë në konferencë të jashtëzakonshme për media në Kryeministri (linku i adresimit të plotë në konferencën e 24 dhjetorit 2024: https://kryeministri.rks-gov.net/…/adresimi-i-plote-i…/).Grafiku në këtë postim tregon qartë se sulmi terrorist i 29 nëntorit 2024 përbën edhe pikën e lakimit në reagimin qytetar në Serbi, i cili po përshkallëzohej me shpejtësi që nga 1 nëntori 2024, pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai vlerësoi se sipas të gjitha indikacioneve, regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i përballur me një valë protestash në rritje që rrezikonin drejtpërdrejt stabilitetin e tij politik, zgjodhi të godasë Kosovën dhe të eksternalizojë krizën e brendshme.

“Përmes një sulmi të kryer nga struktura të ndërlidhura me shërbimet ushtarake të inteligjencës, tre javë pas tragjedisë në Novi Sad dhe dhjetë ditë para protestës së parë të paralajmëruar në Beograd, u tentua zhvendosja e krizës nga Beogradi drejt veriut të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se qëllimi i sulmit përveç se të fuste Kosovën në kolaps energjetik dhe të shërbimeve esenciale, ishte edhe të krijohej pasiguri te qytetarët e komunave veriore të banuara me shumicë serbe.

“Sulmi ndaj kanalit të ujit në Varagë, Zubin Potok, ka ndikuar në ngurtësimin e reagimit qytetar në Serbi, duke ndalur përshkallëzimin e mëtejmë të protestave, dhe ky duket të ketë qenë qëllimi i dytë i pushtetit në Serbi.Ky grafik dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë sipas modeleve të vjetra të prodhimit të krizave, të ngjashme me praktikat e periudhës së Millosheviqit, duke gjeneruar qëllimisht tensione përreth saj për të ruajtur pushtetin e brendshëm.Metodat hibride ruse vazhdojnë të shërbejnë si një “doracak reference” për destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.Pas agresionit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Republikën e Kosovës përbën një tjetër akt të kryer nga aktorë shtetërorë të Serbisë, në bashkëpunim me struktura parashtetërore, përfshirë terroristin Millan Radoiçiq dhe pjesëtarë të tjerë të rrjetit të tij kriminal-terrorist”, ka shkruar Kurti.

Kurti u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që këto zhvillime të mos trajtohen si incidente të izoluara sigurie, por të kuptohen si pjesë e një modeli sistematik të destabilizimit të sponsorizuar nga shteti, i cili rrezikon paqen e stabilitetin rajonal, rendin demokratik dhe arkitekturën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në fund, Kurti tha se përgjegjësia për këto veprime tashmë është sqaruar; nevojiten sa më shpejt hapa konkretë sanksionues, për të parandaluar përsëritjen e tyre.

You Might Also Like

Identifikohet i dyshuari për aksident dhe largim nga vendi i ngjarjes

Të burgosurat në Lipjan ndajnë dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta

Kurti: Qeverisja e ardhshme fokus në zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale

Osmani dhe Ipeshkvia, mesazhe shprese e bashkimi për Krishtlindjet

Kurti njofton mbështetjen prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët

Kosova Times December 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Giroud: Kurrë nuk do t’i harroj këto tri vite të Milani

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Koreja e Veriut lëshon edhe dy raketa balistike në detin e saj lindor
Kosova vazhdon importin e mallrave me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën
Washington Post: Administrata Trump planifikon të dëbojë 1 milion emigrantë nga SHBA në një vit
Shihni “sanksionet e reja afatgjata” të Ukrainës, që synojnë portet dhe rafineritë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?