I dyshuari, F.A., 29 vjeç, dyshohet se më 9 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël” në rrugën “Hamzë Jashari” dhe ka vjedhur një shumë parash nga arka e bamirësisë.

Gjatë arrestimit janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin e krimeve dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve fetare.