By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës
December 24, 2025
Identifikohet i dyshuari për aksident dhe largim nga vendi i ngjarjes
December 24, 2025
Të burgosurat në Lipjan ndajnë dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta
December 24, 2025
Kurti: Qeverisja e ardhshme fokus në zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale
December 24, 2025
Osmani dhe Ipeshkvia, mesazhe shprese e bashkimi për Krishtlindjet
December 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren
Lajme

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Kosova Times
Last updated: 2025/12/24 at 8:21 PM
Kosova Times Published December 24, 2025
Share
SHARE

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po nxjerrin jashtë funksioni sistemet e furnizimit, shpesh edhe me djegie të trafove dhe shtyllave elektrike. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po mundohen t`i sanojnë dëmet.

Rënia e temperaturave ka sjellë një konsum të lartë të energjisë elektrike, i cili në disa raste ka rezultuar i papërballueshëm për rrjetin elektrik në Prizren. Trafoja që furnizon fshatin Atmaxhë ka dalë jashtë funksionit nga mbrëmë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët.

“Prej mbrëmë në orën 21:00 jemi pa energji. Komuna e Prizrenit nuk ka dhënë asnjë zgjidhje. Na erdhën edhe disa nga familjarët tanë nga diaspora, faleminderit, por pritej të nxeheshin me rrymë, e tani nuk ka fare”, tha Fazli Gashi, banor i Atmaxhës.

Reduktime të mëdha të energjisë përballojnë edhe banorët e shumë lagjeve të qytetit.

“Nuk ka asnjë orar të caktuar. Shkon një fazë, vjen tjetra, pastaj ndalet krejt. Dy ose tre orë nuk kemi rrymë, natën nuk kemi fare. Ka telashe të mëdha; digjet një shtyllë, digjet tjetra dhe askush nuk e merr seriozisht. Problemi është i njëjtë edhe në katër shkolla të qytetit”, theksoi Pelivan Pulaj, përfaqësues i lagjes “Bajram Curri”.

KEDS ka nënvizuar se mbingarkesa e madhe është arsyeja pse trafot nuk kanë fuqi përballuese. Punonjësit e kompanisë vazhdojnë të punojnë në terren për të eliminuar prishjet.

“Gjatë ditës punojmë normalisht, ndërsa në mbrëmje vazhdojmë deri në orën 23:00 vetëm për të evituar prishjet. Arsyet kryesore janë mbingarkesa dhe rritja e konsumit; trafot nuk mund ta përballojnë. Jemi në terren dhe besojmë se defekti do të eliminohet sonte”, tha Vox – Hajriz Fetahu nga KEDS-i.

Ankesa për reduktime të gjata të energjisë elektrike kanë bërë edhe bizneset, si dhe komunat e Suharekës dhe Rahovecit.

You Might Also Like

Identifikohet i dyshuari për aksident dhe largim nga vendi i ngjarjes

Të burgosurat në Lipjan ndajnë dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta

Kurti: Qeverisja e ardhshme fokus në zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale

Osmani dhe Ipeshkvia, mesazhe shprese e bashkimi për Krishtlindjet

Kurti njofton mbështetjen prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët

Kosova Times December 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE-ja ka nisur një hetim për importin e naftës ruse përmes Turqisë në anashkalim të sanksioneve

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Kremlini nis fushatën e re propagandistike në të gjithë Evropën
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
Rizoto e viçit që lëpin gishtat: Përgatitni sot një pjatë klasike gustator
Kastrati: Kosova t’i bëjë presion Serbisë në Bruksel për rastin Banjska
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?