Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë të pranishme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje e juglindje e pjesërisht në zonën perëndimore kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Gjatë orëve të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në jug, ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 800-1000metër reshje bore me intensitet të ulët në juglindje në relievet malorë reshje të borës me intensitet kryesisht të ulët.
Era me drejtim kryesor verilindje me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht atë fiton shpejtësi deri 12m/s, me valëzimin në det të forcës 2-3 ballë./atsh
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër | 0/4 | Re diell |
Kukës | 4/11 | Re shi/borë diell |
Lezhë | 4/13 | Re diell |
Dibër | 0/2 | Re shi/borë diell |
Durrës | 7/17 | Re diell |
Tiranë | 7/17 | Re diell |
Elbasan | 6/16 | Re diell |
Berat | 6/16 | Re diell |
Vlorë | 9/17 | Re diell shi |
Korçë | 3/7 | Re shi/borë diell |
Gjirokastër | 4/13 | Re diell shi |
Sarandë | 8/14 | Re diell shi |




