Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi familjar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i ndaluar.
Sipas një postimi në facebook, KQZ ka thënë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.
“Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, vazhdon reagimi.




