Radoniqi shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar KQZ-së gjatë viteve, duke përfshirë zhvillimin e softuerit që do të përdoret në procesin zgjedhor.

Ky softuer do të ndihmojë në transmetimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, si dhe në procedurat në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.