Ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e dorëheqjes, por ka thënë se vendimi do të merret në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së dhe para tij do t’i shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë që mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi, edhe kur kanë humbje të tilla”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku u shpreh se gjatë pesë vjetëve të udhëheqjes së LDK-së, ka vepruar atë që është ka qenë më e mira sipas tij, duke zgjedhur profesionistë të shumë fushave. “Sot them hapur, nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku duhet të jetë”, shtoi ai.

Ai tha se ky ka qenë rezultat i papritur nga ana e tij, e shtoi se çdo opsion do të jetë i diskutueshëm në kuvendin që do të thirret. Abdixhiku gjithashtu uroi fituesin e zgjedhjeve.

“Shteti është mbi secilin prej nesh. Le të shpresojmë se qytetarët kanë zgjedh drejt këtë herë”, ka deklaruar ai.