Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesimin e rezultateve nga procesi i sotëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Në 98,40% të kutive të procesuara deri tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,52% të votave apo 429.473 vota, PDK ka 21,11% apo 183,045 vota, LDK 13,65% apo 118,348 vota dhe AAK 5,69% apo 49,332 vota.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.




