By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 dhjetor
December 30, 2025
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit
December 29, 2025
KQZ: Në 4 komuna përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve
December 29, 2025
Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme
December 29, 2025
Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër me seancë të jashtëzakonshme
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama e vlerëson Abdixhikun model të lidershipit të përgjegjshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama e vlerëson Abdixhikun model të lidershipit të përgjegjshëm
Lajme

Rama e vlerëson Abdixhikun model të lidershipit të përgjegjshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/12/29 at 8:37 PM
Kosova Times Published December 29, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si një shembull të lidershipit të përgjegjshëm dhe etik në një moment sfidues për demokracinë dhe kulturën politike në vend.

 

Reagimi i tij vjen pas rezultatit të dobët të këtij subjekti politik në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare, e për çka përgjegjësinë e mori kreu i kësaj partie.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama thekson se Abdixhiku ka udhëhequr një proces të thellë reformues brenda LDK-së, duke e orientuar partinë drejt standardeve programore, profesionale dhe morale që, sipas tij, i shërbejnë interesit publik dhe jo kalkulimeve afatshkurtra politike.

“Investimi në një program substancial dhe në një ekip përfaqësues e kompetent është dëshmi se politika duhet të ndërtohet mbi ide, vlera dhe kapacitete reale”, ka shkruar Rama, duke vënë në pah qasjen programore të liderit të LDK-së.

Ai ka vlerësuar gjithashtu refuzimin e Abdixhikut për t’u bërë pjesë e një diskursi fyes dhe përçarës në politikë.

“Lumiri, me vetëdije të plotë politike, refuzoi të bëhet pjesë e diskursit fyes dhe përçarës që ka dëmtuar për vite me radhë kulturën politike në vend. Ai refuzoi nënçmimin e kundërshtarëve politikë, duke zgjedhur maturinë, respektin institucional dhe gjuhën e përgjegjshme si mjete të konkurrencës demokratike. Kjo qasje nuk është shenjë dobësie, por shprehje e një lidershipi të sigurt në vlera dhe të përkushtuar ndaj standardeve demokratike”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, Abdixhiku ka treguar përgjegjësi edhe në proceset me interes kombëtar, duke shmangur populizmin dhe duke dëshmuar gatishmëri për llogaridhënie dhe marrje të vendimeve të vështira.

Rama ka thënë se Abdixhiku  vizionin e tij e dëshmoi edhe përmes zgjedhjes së njerëzve jashtë partisë për t’u shërbyer qytetarëve, duke përfshirë edhe kandidimin e tij për kryetar të kryeqytetit, e që sipas tij, ky është tregues se përgatitja profesionale, integriteti dhe kompetenca janë mbi ngjyrat politike.

“Ky është një standard që e afron politikën me shtetin e jo me interesin e ngushtë partiak dhe është për t’u marr shembull”, ka shtuar Rama.

Në postimin e tij, Rama ka vlerësuar edhe mënyrën se si Abdixhiku e ka pranuar rezultatin zgjedhor, duke theksuar se kjo tregon respekt për rregullat demokratike dhe për vullnetin e qytetarëve.

“Me dinjitet institucional e udhëhoqi procesin dhe me po aq dinjitet mbrëmë e pranoi rezultatin, duke treguar respekt për rregullat demokratike dhe për vullnetin e qytetarëve.

Kjo qasje dëshmon vizionin, pjekurinë dhe progresin e tij si politikan. Ky është modeli i lidershipit që ndërton dhe që bashkon shoqërinë, dhe që i duhet vendit edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Rama.

You Might Also Like

Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit

KQZ: Në 4 komuna përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve

Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme

Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër me seancë të jashtëzakonshme

Veliu: Humbjet radhazi nuk janë rastësi, ato janë verdikt i qartë politik

Kosova Times December 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë e pyet Ukrainën nëse Zelensky do të shkojë te Trump me kostum

Kosova Times Kosova Times August 18, 2025
Një grua gjendet pa shenja jete në Kamenicë
Krasniqi: Çlirimtarët shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre
Alexei Navalny u dërgua në një qeli dënimi për herë të 21-të
Rama mbledh të hënën në Tiranë liderët e rajonit, në vend të Kurtit shkon një zëvendëskryeministër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?