Davide Tizzano ka qenë mik i çmuar i Kosovës, një udhëheqës me vizion dhe një mbështetës i palëkundur i sportit, ka vlerësuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK ka dhënë këtë vlerësim në një Telegram ngushëllimi pasi Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është ndarë nga jeta.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Davide Tizzano, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG). Davide Tizzano ishte një mik i çmuar i Kosovës dhe i Komitetit Olimpik të Kosovës, një udhëheqës me vizion dhe një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave mesdhetare dhe olimpike. Kontributi i tij dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbeten të paharruara dhe do të kenë një vend të veçantë në historinë e sportit tonë. Trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm. Tizzano ishte kampion i dyfishtë olimpik në rowing. 17-herë kampion kombëtar i Italisë në rowing dhe në lundrim”, ka shkruar KOK. Në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, bashkëpunëtorët, si dhe për gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare. Me respekt të thellë, Ismet Krasniqi, President i KOK-ut”, ka shkruar KOK.




