By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
Lajme

Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Kosova Times
Last updated: 2025/12/30 at 11:44 PM
Kosova Times Published December 30, 2025
Share
SHARE

Edhe këtë vit, dukuria e shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike, tregje dhe sheshe, vazhdon të jetë prezente.

 

Që festat të kalojnë sa më mirë dhe pa incidente, komunat kanë ndërmarrë masa parandaluese, ku tashmë janë paraparë gjoba për shkelësit.

“Si Drejtori e Inspekcionit, në kuadër të aktiviteteve tona, kemi ndërmarrë masa inspektuese dhe po trajtojmë të gjitha dukuritë negative në kryeqytet, veçanërisht përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike si sheshe e tregje. Kur hasim në raste të tilla, shqiptojmë gjoba nga 100 deri në 500 euro”, ka thënë Alban Ymeri, udhëheqës i sektorit të rendit në Prishtinë.

Vendime për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve në hapësira publike kanë marrë edhe disa komuna, përfshirë Gjilanin, Prizrenin dhe Vushtrrinë.

Ekspertët e sigurisë dhe mjekët bëjnë thirrje që festimet e Vitit të Ri të organizohen në mënyrë të përgjegjshme. Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, thekson se përdorimi i mjeteve piroteknike përbën rrezik serioz për sigurinë publike dhe bën thirrje që institucionet të ndërmarrin masa parandaluese si ndalesa të përkohshme, kontrolle në hapësira publike dhe zbatim të rreptë të rregullave.

Ndryshe, çdo vit institucionet shëndetësore raportojnë raste të lëndimeve, kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë, si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarreve gjatë festave të fundvitit.

Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe respektim të ligjit, duke rikujtuar se përdorimi i mjeteve piroteknike pa autorizim është i ndaluar.

You Might Also Like

Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm

Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’

Opozita në Beograd kërkon distancim nga ndikimi rus

Kosova Times December 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Tre herë më i madh se të gjithë oqeanet: A e dini se Toka ka rezervuarin e vet të brendshëm të ujit?

Kosova Times Kosova Times February 25, 2025
Qytetarët e Prishtinës në hall për pagesat e mbeturinave
Ish ministri shokon Serbine: “E di kush e financon Vuçiqin; Beogradi do të humbasë, dhe video e seksit tregon…”
Takohen Osmani dhe Vuçiq, Borrell insiston në zgjedhje të reja në veri
Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?