Sipas raportit të Policisë, më 30.12.2025 rreth orës 14:00, është gjetur pa shenja jete një burrë. Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.