Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar në fundvit institucionet e sigurisë, duke falënderuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre të pandërprerë në garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës.
“Edhe këtë fundvit vizituam institucionet tona të sigurisë, gratë dhe burrat tanë që edhe në ditë feste, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës sonë”, shkroi Osmani në ‘Facebook’.
Sipas saj, angazhimi i Forcës së Sigurisë dhe i Policisë së Kosovës përgjatë gjithë vitit na ka bërë krenar.




