(E plotësuar, 09:14) Me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit, akademikut Nexhat Daci, në hollin e parlamentit nga ora 09:00 kanë nisur homazhet.
Qytetarë, aktorë politikë dhe familjarë do të kenë mundësinë të bëjnë homazhe deri në orën 11:45.
Në nderim të Nexhat Dacit, nga ora 12:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore në sallën plenare të Kuvendit.
Varrimi i ish- kryekuvendarit të Kuvendit do të bëhet me nderime shtetërore nga ora 13:40 deri në 14:20.

Mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Në shenjë respekti për trashëgiminë e tij akademike, politike dhe institucionale, sot, në Kuvendin e Kosovës do të organizohen ceremonitë mortore për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili të enjten në mëngjes ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.
Fillimisht bëhen homazhet nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më pas do të mbahet akademia përkujtimore në orën 12:00 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, njofton zyra për informim e Kuvendit.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 13:40, me nderime shtetërore, në varrezat e qytetit, në lagjen Arbëria.




