By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas vërshimeve, IKShPK me rekomandime për konsumimin e ujit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pas vërshimeve, IKShPK me rekomandime për konsumimin e ujit
Lajme

Pas vërshimeve, IKShPK me rekomandime për konsumimin e ujit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 6:18 PM
Kosova Times Published January 20, 2023
Share
FILE - A cup of water is drawn from a faucet at Johnny T's Bistro and Blues, a midtown Jackson, Miss., restaurant and entertainment venue on Sept. 1, 2022. The beleaguered water system in Mississippi's capital city disrupted daily life for 150,000 residents for several days, but Jackson's water is now safe to drink according to the Environmental Protection Agency on Monday, Oct. 31, 2022. (AP Photo/Rogelio V. Solis, File)
SHARE

IKShPK rekomandon konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në burime.

Ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik kanë ngritur vigjilencën për monitorimin e ujit të pijes. Janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj dhe Fabrika në Drenas.

Turbullira e shtuar në Kanalin “Ibër Lepenc” e ka vështirësuar procesin e trajtimit të ujit në Fabrikën në Shkabaj dhe atë në Drenas. Këto dy fabrika aktualisht janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve teknologjike të përpunimit të ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar kufizime në gjitha zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Ndërsa të gjitha mostrat e testuar në laboratorët e IKShPK nga pjesët e tjera që po furnizohen me ujë të pijes janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovicë dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë.

Nga dje datë 19.01.2023 FPU Balicë/Vushtrri dhe FPU në Shipol/Mitrovicë kanë ndërprerë furnizimin në Mitrovicë dhe Skenderaj për shkak të rritjes së turbullirës në ujin e papërpunuar.

Pritet që në orët e pasdites të rifillojë trajtimi i ujit por me kapacitet të zvogëluar.

Në mostrat e grumbulluara deri dje, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës që i tejkalon vlerat standarde të lejuara. Rezultatet preliminare të mostrave bakteriologjike të ditës së djeshme janë në rimbjellë dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen nesër, 21 janar.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: Burimi “Drini i Bardhë –Radavc” dhe Burimi “Shkozë-Junik”.

Turbullira vazhdon të jetë prezentë në Burimin “Drini i Bardhë-Radavc” dhe Burimin “Shkozë-Junik”.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi “Jarinë-Klinë” dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga Fabrika e ujit në Klinë. Gjithashtu është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi i ujit drenazhet sistemi “CDF-Deçan”.

Të gjitha mostrat e testuar në laboratorët e QRSHP-Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.

Në zonat e furnizimit nga KRU “Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është brenda rregullave. Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan dhe Gërqinë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik

Të gjitha mostrat e ujit që janë marrë dje dhe sot ( 19 dhe 20 janar 2023), në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të lejuar dhe nuk rekomandohet të pihet.

Ekipet tona në terren vazhdojnë me monitorim të rregullt. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

Kosova Times January 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vozitje nën ndikim të alkoolit dhe shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar, gjobiten tre shoferë në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Putin nxjerë dekret për dëbimin e ukrainasve që refuzojnë të marrin shtetësinë ruse
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë sesa ambasador
Mjekët holandezë bashkëpunim me QKUK-në për trajtimin e fëmijëve me kancer
MPJD me thirrje për pjesëmarrjen e diasporës në regjistrimin e popullsisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?