By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar
Lajme

KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar

Kosova Times
Last updated: 2026/01/05 at 1:44 PM
Kosova Times Published January 5, 2026
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë numëruar më shumë se 73 për qind e fletëvotimeve. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, pritet të fillojë edhe numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me aftësi të kufizuara.

 

Në javën e dytë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë po shkon drejt përfundimit, pasi janë numëruar gati 80 për qind e tyre, përkatësisht 75 nga gjithsej 92 kuti votimi të tërhequra nga votimet jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë Radio Kosovës se fletëvotimet e numëruara deri më tani janë ato që janë tërhequr nga dy kutitë postare në Bernë dhe Berlin më 30 dhjetor, si dhe rreth 8 mijë fletëvotime të tjera të tërhequra më 2 janar. “Procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare do të përmbyllet sot, më 5 janar”, ka thënë Elezi.

“Pas kësaj do të mund ta dimë se sa nga rreth 58 mijë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës e kanë ushtruar këtë të drejtë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, vëzhgues të procesit zgjedhor vlerësojnë se certifikimi i rezultateve pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji, përkatësisht deri më 19 janar.

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, i tha Radio Kosovës se afati i certifikimit të rezultateve varet edhe nga ankesat.

“Besoj se certifikimi i rezultateve pritet të bëhet në javën e tretë të muajit janar. Megjithatë, kjo varet edhe nga ankesat dhe procedurat që mund të zhvillohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha Bugaqku.

Sipas tij, mund të ndodhë gjithashtu që disa nga vendimet e PZAP-së të sfidohen në Gjykatën Supreme, gjë që mund ta vonojë procesin. “Këto janë afate strikte dhe ligjore, të cilat duhet të përmbyllen”, theksoi ai.

Tutje, Bugaqku e ka lavdëruar procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor të 28 dhjetorit, duke thënë se KQZ-ja ka treguar efikasitet të lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara të 9 shkurtit.

“Krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar, këtë herë KQZ-ja po e kryen punën me më shumë efikasitet dhe brenda afateve optimale, prandaj edhe nuk ka ankesa nga partitë politike apo kandidatët”, shtoi ai.

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, gjatë kësaj jave do të vazhdojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, si dhe i fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht në 38 komuna të vendit, në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times January 5, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden: Angazhimi i ShBA-së për sigurinë e Izraelit është ‘i hekurt’

Kosova Times Kosova Times April 14, 2024
124 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës: Ukraina nuk do të marrë F-16 këtë vjeshtë dhe dimër
Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin
Deputetët e Listës Serbe pengohen që të nënshkruhen në Kuvend, Serbia reagon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?