Një sulmues i panjohur theu xhamat e pronës së JD Vance ndërsa familja ishte larg.
Policia amerikane ndërhyri të hënën në mbrëmje përpara shtëpisë së zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance në Cincinnati, pasi u raportua vandalizëm në pronë.
Siç është konfirmuar nga autoritetet lokale, Shërbimi Sekret Amerikan telefonoi policinë në orën 00:15 sipas orës lokale, pasi agjentët panë një person që po ikte në drejtim të lindjes. I dyshuari u arrestua shpejt dhe aktualisht është në paraburgim.
Sipas një deklarate nga Shërbimi Sekret, një burrë theu disa dritare në shtëpinë familjare të zëvendëspresidentit, e cila ndodhet në lagjen East Walnut Hills, në William Howard Taft Drive. I dyshuari u mor në paraburgim nga agjentët e Shërbimit Sekret, dhe policia e Cincinnati-t është gjithashtu e përfshirë në hetim.“Shërbimi Sekret po punon me Departamentin e Policisë së Cincinnati-t dhe Zyrën e Prokurorit të SHBA-së, ndërsa po shqyrtohen akuzat e mundshme”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në kohën e incidentit, konfirmoi Shërbimi Sekret. Detaje të mëtejshme rreth motivit të sulmit nuk dihen ende.




