By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Elezi: Përmbyllet procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga diaspora
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Elezi: Përmbyllet procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga diaspora
Lajme

Elezi: Përmbyllet procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga diaspora

Kosova Times
Last updated: 2026/01/05 at 10:40 PM
Kosova Times Published January 5, 2026
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës.

Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit.

Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë.

Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime.

KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times January 5, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

QKSS: Marrëdhëniet ndëretnike, më të mira se perceptimi i disa mediave

Kosova Times Kosova Times September 30, 2025
Kryeministri spanjoll Sanchez mund të japë dorëheqjen të hënën
Kurti në takim me Burke diskuton për heqjen e masave nga BE-ja
Finlanda do të mbyllë të gjitha pikat e kontrollit në kufirin me Rusinë, përveç njërës
Vendet evropiane humbasin atraktivitetin e tyre në vitin 2025, emigrantët zgjedhin Azinë dhe Amerikën Latine
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?