By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme
January 9, 2026
Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike
January 9, 2026
Sveçla: AME e mobilizuar për përballimin e vërshimeve dhe zjarreve në vend
January 9, 2026
Arrestohet grabitësi në villën e Qagllavicës, kërkohet i dyshuari i dytë
January 9, 2026
Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj kundër shtrenjtimit të tarifave të ujit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj kundër shtrenjtimit të tarifave të ujit
Lajme

KMDLNj kundër shtrenjtimit të tarifave të ujit

Kosova Times
Last updated: 2026/01/06 at 6:11 PM
Kosova Times Published January 6, 2026
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj vendimeve për tarifat e ujit, duke theksuar se qytetarët tashmë po përballen me fatura të papërballueshme.

 

Sipas KMDLNj-së, ZRrE-ja ka paralajmëruar shqyrtimin e çmimit të energjisë në një kohë kur “këto fatura janë bërë të papërballueshme për shumicën e familjeve kosovare dhe po ngulfatin bizneset, një numër jo i vogël i të cilave është buzë falimentimit”.

Në reagimin e saj, KMDLNj akuzon institucionet për mungesë vullneti për mbrojtjen e qytetarëve. “Shkaku i moskujdesit dhe mungesës së vullnetit të qeverisë për të mbrojtur qytetarët, ZRrE në vazhdimësi po penalizon konsumatorët në baza etnike dhe politike, duke mbrojtur oligarkët e përfshirë në Mafien Energjetike”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë paralajmëron se shtrenjtimi i ujit dhe energjisë elektrike do të ketë pasoja zinxhirore në ekonomi. “KMDLNj tërheq vërejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe rrymës do të prodhojë efekte zinxhirore dhe për pasojë do të paguajmë fatura shumë më të larta për artikuj tjerë të domosdoshëm për mbijetesë si dhe për shërbime”, thuhet në njoftim.

Sipas KMDLNj-së, ndonëse faturat e ujit dhe mbeturinave mund të jenë ende të përballueshme, situata me energjinë elektrike është alarmante. “Faturat e rrymës janë të papërballueshme për shumicën e ekonomive familjare dhe bizneset”, theksohet më tej.

“KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës të kundërshtojnë këto shtrenjtime duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE-së, KESCO-s dhe operatorëve privatë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, organizata u ka bërë thirrje partive politike që të mbrojnë interesin publik. “KMDLNj fton pozitë dhe opozitë të mbrojnë interesin e qytetarëve ”, thuhet në reagim, duke kërkuar gjithashtu transparencë për inkasimin e energjisë në veri të Kosovës dhe diferencën e çmimit të rrymës.

Në fund, KMDLNj paralajmëron se mosreagimi do ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen sociale. “Nëse qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë nuk dalin në mbrojtje të interesave të tyre, spiralja e shtrenjtimit vetëm sa do të zgjerohet, ndërsa kjo gjendje në mënyrë flagrante shkel të drejtat e njeriut duke e rrënuar cilësinë e jetës dhe duke çuar në falimentim bizneset”.

You Might Also Like

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Sveçla: AME e mobilizuar për përballimin e vërshimeve dhe zjarreve në vend

Arrestohet grabitësi në villën e Qagllavicës, kërkohet i dyshuari i dytë

Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro

Kosova Times January 6, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani uron Milanoviq për rizgjedhjen si president i Kroacisë

Kosova Times Kosova Times January 12, 2025
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Von der Leyen deklarohet për integrime, Macron për krizën energjetike
Një grua boshnjake rrahu burrin dhe të dashuren e tij me shkop policie (VIDEO)
Të dëmtuarit nga vërshimet presin të kompensohen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?