By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AME: Përmirësohet situata e vërshimeve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AME: Përmirësohet situata e vërshimeve në Kosovë
Lajme

AME: Përmirësohet situata e vërshimeve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/08 at 7:17 PM
Kosova Times Published January 8, 2026
Share
SHARE

Sipas të dhënave nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësitë operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës. Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

 

Sipas AME/MPB, në Prishtinë dhe rrethinë janë evidentuar vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore, por situata vlerësohet e menaxhueshme. Në Prizren, gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike.

Në rajonin e Mitrovicës situata është kryesisht e qetë, ndërsa në Mitrovicën e Jugut disa familje janë evakuuar përkohësisht si masë sigurie. Në Pejë janë raportuar dy intervenime në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje, ndërsa në komunat tjera gjendja është stabile. Në Gjakovë dhe Gjilan situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll, me rënie të nivelit të ujit në lumenj.

Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin mbeten të mobilizuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7.

Ndërkohë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Qytetarët janë apeluar për kujdes të shtuar.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent thekson se përveç reagimit me forca operative në mbarë vendin, ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura, të cilat janë ende në funksion sipas nevojës.

“Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë për reagim dhe koordinim, ndërsa situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme 24/7 nga sistemi i komunikimit emergjent 112”, përfundon njoftimi.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times January 8, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin mbërriti në Krime: Ai do të marrë pjesë në festimin e nëntë vjetorit të aneksimit

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
Kosova në udhëkryq, a do të formohet Qeveria?
Krasniqi i drejtohet Qeverisë: Për vrasjen e gruas shtatzënë, pranoni fajin
Osmani: Ne kemi besim të plotë në administratën Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?