By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vërshimet në Fushë Kosovë e Obiliq shkaktojnë dëme të mëdha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vërshimet në Fushë Kosovë e Obiliq shkaktojnë dëme të mëdha
Lajme

Vërshimet në Fushë Kosovë e Obiliq shkaktojnë dëme të mëdha

Kosova Times
Last updated: 2026/01/08 at 11:25 PM
Kosova Times Published January 8, 2026
Share
SHARE

Reshje, vërshime e dëme në shtëpi e prona pati në Fushë Kosovë dhe në fshatrat përreth. Fshati Kuzmin i kësaj komune vlerësohet të jetë një ndër më të prekurit. Shumë banorë janë evakuuar dhe janë dërguar në lokacione të tjera, pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme për shkak të ujit që ka depërtuar në to.

 

Për tri ditë, pothuajse tërë vendi u përshkua nga vërshimet, duke prekur familje, biznese e duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga kjo situatë nuk shpëtoi as Fushë Kosova. Fshati Kuzmin i kësaj komune vlerësohet të jetë një ndër më të prekurit, fillimisht nga shiu e tani nga bora.

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Rruga në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës është bërë e pakalueshme për shkak të ujit që e ka mbuluar atë.

Ndërkohë, shumë banorë të këtij fshati janë evakuuar dhe janë dërguar në vende të tjera, pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme për shkak të ujit që ka depërtuar në to. Ndërkohë, banorët ankohen se uji ka depërtuar në bodrume, për çka po përdorin pompat për largimin e tij.

“Gjithë natën, nga mbrëmja deri në mëngjes kemi nxjerrë ujin. Është katastrofë, gjithçka më është shkatërruar në bodrum, kam pasur makina, vegla, gjithçka është nën ujë. Kjo po vazhdon tashmë tri ditë, siç shihni, bunari është mbushur me ujë dhe gjithçka ka hyrë në shtëpi. Kemi dy metra ujë brenda shtëpisë,” thotë një banor serb.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku, thotë se gjendja është duke u përmirësuar, derisa njoftoi se tanimë komisioni i formuar nga komuna ka filluar vlerësimin e dëmeve nga vërshimet.

“Zona e fshatrave duke filluar nga Grabovci, Bardh, Mesbardh, Pomozotin, dy Dobrevat, Henci dhe afër Bresjes. Pra, të gjitha fshatrat kanë qenë, mirëpo më i rrezikuari ka qenë fshati Kuzmin, ku është dashur t’i tërheqim shtatë familje diku të komuniteteve të cilët kanë shkuar nëpër familjarët e tyre dhe pse na kemi shpreh mundësi që t’i qojmë nëpër banesa ku ka mundësi komuna,” tha Mjeku.

Në situatë të ngjashme me Fushë Kosovën është edhe qyteti fqinj, Obiliqi. Si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar, rruga Obiliq-Palaj të enjten ishte e pakalueshme. Prapa kamerës, banorët thanë se në këtë rrugë kalohet vetëm me mjete të rënda, derisa për këmbësorët është e pamundur një gjë e tillë.

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, tha se edhe në këtë komunë gjendja është përmirësuar, derisa tregoi për intervenimet që kanë bërë në tri ditët e fundit.

“Ka pasur disa familje, janë mbi tetë familje që objektet e banimit i ka përfshir uji, mirëpo nuk janë evakuuar, për arsye se kanë gjetur zgjidhje të tjera. Zakonisht këtu në komunën e Obiliqit është lumi Sitnica i cili i bën dëmet më të mëdha, është lumi Llap dhe lumi Drenica, mirëpo pjesa e Sitnicës ka pasur më shumë vërshime dhe dëmet më të mëdha janë në atë pjesë. Ende është një rrugë që nuk është e kalueshme, është rruga që lidh qytetin e Obiliqit me fshatin Palaj, por po presim rënien e nivelit dhe sigurisht që do të tejkalohet edhe kjo gjendje,” tha Thaçi.

Ndërkohë, komunat kanë bërë thirrje që për shkak të reshjeve të borës dhe të shiut, qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë, si dhe t’i evitojnë daljet e panevojshme.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times January 8, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

De Rossi mbetet optimist pavarësisht fillimit jo të mirë të Romës

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Golob uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Slot tregon pse nuk luan Chiesa
Getinjo dhe Vivien në pushime së bashku, shfaqen të përqafuar në pishinë
Hakerët rusë sulmuan zyrtarë të lartë të vendeve të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?