By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
Lajme

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Kosova Times
Last updated: 2026/01/08 at 11:28 PM
Kosova Times Published January 8, 2026
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me kërkesë për t’i shpallur të pavlefshme votat nga mërgata që, sipas saj, kanë arritur pas afatit ligjor.

 

PDK pretendon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur ligjin duke pranuar mbi 20 mijë fletëvotime të mërgatës pas afatit ligjor të përcaktuar.

Sipas këtij subjekti politik, i cili doli i dyti në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, këto fletëvotime kanë ndikuar që të humbë një ulëse në kuvend.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se vendimi i KQZ-së për të pranuar këto vota u bë me vetëdije se po shkelet ligji, me arsyetimin për të mos u dukur “kundër mërgatës”.

“Si përfaqësues të PDK-së, e kemi fituar betejën në KQZ ndaj kolegëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kishin bërë thirrje që të mos ndaheshin mjete financiare për dërgimin e fletëvotimeve origjinale për secilin votues në mërgatë. Ne e kemi realizuar këtë obligim ligjor, pavarësisht kundërshtimeve të anëtarëve të VV-së. Propozimi për pranimin e fletëvotimeve pas afatit u miratua në KQZ me vetëdije se po bëhej shkelje ligjore, edhe pse kjo u arsyetua me qëllimin që të mos keqkuptohej se jemi kundër mërgatës. Prandaj, organet kompetente duhet të vendosin në mënyrë meritore lidhur me vendimin e KQZ-së për pranimin e fletëvotimeve jashtë afatit ligjor”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, e ka cilësuar ankesën e PDK-së si një dështim për të penguar votën e diasporës.

“PDK qenka ankuar kundër votave të mërgatës kur e panë që dështuan ta pengonin e ta pamundësonin votimin përmes postës. Vet e votuan në KQZ procedurën dhe afatet, e tash kur mërgata u vetorganizua dhe arriti të sjellë fletëvotimet nga gjithandej globit këtyre u djeg ky fakt duke harruar që humbjen nuk e kanë nga mërgata, e as nga votuesit në Kosovë, por nga sjellja, veprimet dhe vendimet e dëmshme të vet PDK-së që prej themelimit të saj e deri tek ky i sotit përmes kësaj ankese të turpshme kundër mërgatës”, ka shkruar Krasniqi.

Tashmë i mbetet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që brenda afateve ligjore të shqyrtojë ankesën e PDK-së.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times January 8, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtari rus që rrezikon jetën e tij për të luftuar Putinin dhe ushtrinë e tij në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times July 28, 2025
E djathta ekstreme drejt pushtetit në Francë: Çfarë mund të ndodhë tutje?
Gjykata sekuestroi pasurinë dhe llogaritë e zëvendësministrit Ivanov dhe familjes së tij
Harta e publikuar e Evropës që zbulon emrat më të njohur të meshkujve për të sapolindurit
ShBA-ja mohon se organizoi sulmin në Kremlin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?