By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë
KulturëLajme

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/09 at 4:54 PM
Kosova Times Published January 9, 2026
Share
SHARE

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbajti sot ceremoninë e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë.

 

Çmimi i madh i letërsisë, iu dha Enit Karafilit për romanin “Epope intime” nga Botimet Pegi, me motivacionin: Për një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare dhe thyerjen e tabuve të ngulitura në kodet e trashëguara kulturore, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut.

Çmimi i madh i përkthimit iu dha Romeo Çollakut për përkthimin e veprës “Retorika” të Aristotelit, nga Botimet Albas.
Motivacioni i këtij çmimi ishte: Për përkthimin mjeshtëror të një vepre madhore referenciale në historinë botërore të mendimit, të realizuar me përpikëri dhe saktësi të lartë terminologjike, duke ruajtur strukturën e arsyetimit, ritmin argumentues dhe forcën bindëse të ligjërimit. Një kontribut i vyer dhe i qëndrueshëm në pasurimin e korpusit dhe të diskursit filozofik në gjuhën shqipe.

Çmimin e madh të studimeve e mori Anila Mullahi (Elezi) për librin “Krijimi letrar në proces”, nga Botimet Pegi, me motivacionin: Për realizimin e studimit të parë gjenetik mbi romanet e Dritëro Agollit, fryt i hulumtimeve të thelluara dhe sistematike mbi dorëshkrimet, letërkëmbimet dhe ditarët e autorit. Ky studim vendos një gur themeli me rëndësi të veçantë në përvijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë së kritikës gjenetike në studimet letrare shqipe.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë u dhanë nga juria e kryesuar prej Besnik Mustafajt, dhe me anëtarë: Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli. Këto çmime janë për botimet e vitit 2024.

You Might Also Like

Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

Gruaja sllovene (44) vdes pas liposuksionit në Turqi

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Çantat që do t’i shohim kudo në vitin 2026: 3 trende të papritura retro që po rikthehen

Kosova Times January 9, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani mirëpret ish-presidenten e Estonisë, për të diskutuar bashkëpunimin dhe sigurinë

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
WSJ: Turqia i shiti Rusisë mallra ushtarake për të anashkaluar sanksionet e SHBA
23 Kusari-Lila reagon për masat që BE-ja eventualisht mund t’i vendos Kosovës
Presidenti ukrainas vendosi sanksione të reja kundër Rusisë, Iranit dhe Kinës
Paralajmërohen barrikada në veri, Kosova thotë se po zbaton ligjin sa i përket targave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?