Është arrestuar i dyshuari për veprën penale grabitje, që ka ndodhë me datën 26.12.2025, në një villë në Qagllavicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar që personi i arrestuar është 32-vjeçar, ndërkaq po kërkohet edhe i dyshuari i dytë.
“Puna e zyrtarëve policor për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon, ndërkohë që personi i dyshuar: V.B, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, vazhdon njoftimi.




