Në këtë përvjetor përkujtimor, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, jo vetëm në misionin e tyre fisnik fetar, por edhe në frymëzimin e atdhedashurisë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Sipas Haradinajt, veprimtaria e tyre ka ndihmuar në mbajtjen gjallë të rezistencës ndaj pushtuesve ndër shekuj, duke lënë një trashëgimi të pavdekshme për brezat e ardhshëm.

Po ashtu, me ftesë të Dioqezës Prizren–Prishtinë, është mbajtur Akademia Solemne kushtuar Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit, si dhe është bërë përurimi i librit “7 ditë në tryezë me Imzot Mark Sopin”. Në këto aktivitete u vlerësuan jeta, vepra dhe trashëgimia e tyre, të cilat mbeten udhërrëfyes të përkushtimit ndaj atdheut.