Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, si dhe Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, organizohen aktivitetet përkujtimore “Ditët e Reçakut”.
“Këto aktivitete përkujtimore organizohen për të ruajtur kujtesën historike, për të nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut dhe për të theksuar rëndësinë e sakrificës së tyre në rrugën drejt lirisë, dinjitetit dhe paqes për popullin tonë”, njofton Komuna e Shtimes.




