By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës
Lajme

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2026/01/12 at 9:52 PM
Kosova Times Published January 12, 2026
Share
SHARE

Pas dy dekadash e gjysmë, qytetarët që jetojnë në veri të vendit do t`i marrin faturat mujore për shpenzimin e ujit. Me gjithë vështirësitë në këtë zonë, pasi mungojnë adresat e probleme të tjera komunale, ky projekt pritet të jetësohet në mars ose prill të këtij viti.

 

E nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” kanë thënë se janë duke rekrutuar staf për të vazhduar më tutje me procesin.

“Jemi në proces të rekrutimit të stafit, shpresojmë që në javën e ardhshme të hapim konkursit për pjesës tjetër të stafin,  Menaxherët e njësive veç kanë filluar punën që nga data 5 për tri njësitë operative në veri, po ashtu edhe për impiantin në Zubin Potok”, tha për RTK, Bashkim Kurti, kryeshef në KRU “Mitrovica”.

Autoritetet bëjnë të ditur se faturimi nuk do të jetë retroaktiv, pasi fillimisht duhet të bëhet regjistrimi i konsumatorëve dhe instalimi i matësve të ujit.

“Jo, retroaktivisht nuk mundemi me u kthy se është proces i cili don kohë. Fillimisht duhet stafi, duhet evidentimi i konsumatorëve, regjistrimi se nuk kemi as numër të saktë në atë pjesën andej. Ka punë, por po shpresojmë orientimisht që diku nga data me fillu diku mars – prill i këtij viti edhe të shohim qysh po na shkojnë proceset në fund”, tha ai.

Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve në veri shprehen të gatshëm ta paguajnë ujin, për sa kohë furnizimi mbetet i rregullt.

“Nuk paguajmë, le të paguhet, do ta paguaj pse jo. Po, Po do të paguajmë. Tash kemi ujë, furnizimi me ujë është në rregull”, tha një banor i veriut të Mitrovicës.

“Vetëm le të ketë ujë të gjitha tjerat janë të mundshme. Do ta paguajmë pa problem. Patjetër do ta paguajmë, pse jo”, tha Slavko Mandiq, banor në veri të Mitrovicës.

Së fundmi, kompania ka nënshkruar edhe kontratën e parë për faturim me Komunën e Mitrovicës së Veriut, e cila konsiderohet si hap simbolik, por i rëndësishëm drejt shtrirjes së plotë të shërbimit.

“Qytetarët janë të gatshëm t’i kryejnë obligimet si në komunat tjera. Rryma ka filluar të paguhet para një viti, tash duhet edhe uji dhe shërbimet e tjera”, tha Nexhat Ugljanin, banor në veri të Mitrovicës.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrata të ngjashme do të nënshkruhen edhe me institucione të tjera publike dhe me qytetarët, duke e konsideruar bashkëpunimin institucional si çelës për shërbim të qëndrueshëm dhe ligjor të furnizimit me ujë në veri.

 

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Organizohen aktivitete përkujtimore ‘Ditët e Reçakut’

Kosova Times January 12, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

16 vjet nga shpërthimi i Gërdecit, ende asnjë i dënuar

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Kek i zhveshur: Një recetë për një ndjesi me tre përbërës që kërkon vetëm 10 minuta punë
Në shkup promovohet “Dheas të fjalës” i Aleksandër Çipas
Besimi i rusëve në ushtri ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës
Pse Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?