Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri.
Sipas njoftimit të spitalit, pas ofrimit të ndihmës së nevojshme mjekësore, dy nga pacientët janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, pacienti i tretë po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e incidentit.




