Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një mbledhje sot në orën 14:00. Takimi do të zhvillohet për t’i paraprirë mbledhjes së kryesisë të cilën e pati paralajmëruar kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku.
Para mbledhjes shkurt për media janë deklaruar disa nga anëtarët e LDK-së.
“Është takim konsultativ. Ne kemi takim për çështje tona të brendshme, do të deklarohemi për media dhe publikun pas mbledhjes”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti.
Ahmeti është pyetur edhe nëse do ta kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut, pas rezultatit të kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Nuk e di, ta shohim. Nuk është vetëm kryesia kompetente, është Kuvendi, këshilli i përgjithshëm. Ta shohim pas takimit”, ka thënë ai lidhur me kryesuesin aktual të këtij subjekti politik.
Kurse nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në këtë mbledhje do t’i shpalosë qëndrimet e saj.




