By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 janar
January 14, 2026
Reagime të stuhishme në Spanjë, ikona kombëtare dhe këngëtarja e famshme përballen me akuza të rënda
January 14, 2026
Kim Jong-un bëri një lëvizje radikale: A është bërë paranojak?
January 13, 2026
Skandal i ri: Charlie Hebdo shkakton zemërim për karikaturën e skiatorëve të djegur në pistat e Crans-Montana-s
January 13, 2026
Trump: Dua të fitoj në Iran
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të fundit
Lajme

Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të fundit

Kosova Times
Last updated: 2026/01/13 at 11:40 PM
Kosova Times Published January 13, 2026
Share
SHARE

Urbanizimi i pakontrolluar i vendbanimeve, veçanërisht ndërtimet e shtrira shumë pranë rrjedhave të lumenjve, po konsiderohet si një nga faktorët kryesorë të vërshimeve të fundit në vend.

 

Ekspertë të fushës së urbanizmit vlerësojnë se distanca minimale e lejuar për ndërtim pranë lumenjve është rreth 100 metra, megjithëse kjo mund të ndryshojë në varësi të pozitës gjeografike dhe karakteristikave të terrenit. Sipas tyre, në praktikë ky kriter nuk është respektuar në shumë komuna.

Arkitekti i urbanizmit, Shqiprim Ahmeti, thotë se mungesa e zbatimit të rregullave ka ardhur si pasojë e planifikimit të vonuar urban. Sipas tij, në shumicën e rasteve planet janë hartuar pasi vendbanimet tashmë janë zhvilluar, e jo paraprakisht, çka ka krijuar situatë të paqëndrueshme në terren.

Të dhënat nga regjistrimi i vitit 2024 tregojnë se rreth 80 për qind e popullatës jeton përgjatë rrjedhave të lumenjve. Ndërkohë, hulumtimet dhe hartat e rrezikut nga përmbytjet, të cilat paralajmërojnë qartë këto dukuri, kanë ekzistuar që më shumë se 40 vjet më parë, por sipas ekspertëve nuk janë marrë parasysh në procesin e planifikimit hapësinor.

Profesori i hidrologjisë në Universitetin e Prishtinës, Valbon Bytyqi, thekson se përvoja nga vërshimet e kaluara dhe studimet e hershme kanë shërbyer për përcaktimin e zonave të rrezikuara nga përmbytjet. Ai sqaron se që nga vitet ’70 kanë ekzistuar harta që parashihnin ndërtimin e shtretërve të lumenjve, zonave mbrojtëse dhe digave, me qëllim që të parandalohej zgjerimi i pakontrolluar i rrjedhës së ujit dhe përmbytja e rrafshit aluvial.

Sipas ekspertëve, rreziku nga përmbytjet po rritet edhe në zonat rurale, për shkak të ndërtimit të mureve rrethuese në oborret e shtëpive, të cilat pengojnë qarkullimin natyror të ujit dhe e përkeqësojnë situatën gjatë reshjeve të dendura.

Kjo problematikë është trajtuar edhe në emisionin “Paradigma”, i cili transmetohet sonte nga ora 22:30.

You Might Also Like

Dorëheqja e Abdixhikut në dorën e delegatëve të LDK-së

DnV kërkon rinumërim të votave për kandidatët në të gjithë vendin

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive

Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Kosova Times January 13, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bahtiri: Jam i lumtur për hapjen e urës së re

Kosova Times Kosova Times August 26, 2025
Lule, kurora dhe mitingje makinash: Yevgeny Prigozhin u kujtua në Rusi
Ushtria ruse hap zjarr ndaj ruseve! Ka të vdekur dhe të plagosur, është goditur një kolonë e forcave ruse!
Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023
Peci: Për herë të parë kemi mbështetur gështenjën me grante dhe subvencione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?