Për ditën e sotme parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 5°C. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në territorin e Kosovës parashihet mot i ftohtë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C në Dragash deri në -2°C në shumicën e rajoneve, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë kryesisht ndërmjet 3 dhe 5°C.
Vlerat më të larta ditore priten në Gjakovë, deri në 5°C, ndërsa në qytete si Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Peja dhe Malisheva, temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 3 deri në 4°C.




