Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku theksohet se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 10 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë shqiptuar 2 mijë e 500 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave në komunikacion, si pjesë e angazhimeve për rritjen e sigurisë rrugore.
Po ashtu, policia ka arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo persona në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe.




