By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kek me lëng shege dhe fara
January 15, 2026
“Bri pule” me brokoli, sojë dhe mustardë
January 15, 2026
Sot ndizen qirinj në Ditën e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve
January 15, 2026
Begaj: Masakra e Reçakut nuk harrohet
January 15, 2026
Aliu: Reçaku hapi rrugën drejt Rambujesë dhe ndërhyrjes së NATO-s
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LAGUNA E PATOGUT
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > LAGUNA E PATOGUT
Turizëm

LAGUNA E PATOGUT

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 1:17 AM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE
Nga Imer Hysa
Jo vetëm ai që e sheh për të parën herë Lagunën e Patogut, por edhe ata që e kanë parë disa herë mahniten, dhe krijojnë idenë se disa vende në natyrë janë krijuar për të na krijuar bindjen se Parajsa ekziston. Ajo shtrihet gjatë bregut të Detit Adriatik në perendim të rrethit Kurbin dhe gjeografët e kanë emërtuar “Kompleksi Ligatinor i Patokut. Ajo ndodhet mes Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, dhe përfshin një shumllojshmëri habitatesh. Eshtë njëra nga pesë lagunat e jashtme në bregdetin shqiptar, me një larmi të faunës ujore. Pozicioni i favorshëm dhe shumëllojshmëria e habitateve rreth lagunës kanë krijuar kushte të përshtatshme për faunën ujore.
Shumëllojshmëri e peshqve dhe pozicioni gjeografik i saj afër kryeqytetit e lehtëson frekuentim për një zhvillim të turizmit natyror, të vëzhgimit dhe kulinarisë. Ndaj themi me bindje se Patoku është kthyer në një destinacion për turizmin familjar dhe atë të kulinarisë detare.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare prej 8 km të Patokut, kushdo që e viziton gjen qetësi si askund tjetër. Niveli i cekët i ujit, që shtrihet afërsisht në një sipërfaqe prej 400 hektarësh, ka krijuar kushte dhe mundësi që bimët të dalin mbi sipërfaqe. Aty ku uji s’ka mundur dot të mbulojë tokën, janë krijuar zona të vogla ishullore, të harlisura nga shkurret dhe lulet e egra që në muaj të veçantë krijojnë bukuri përrallore përmes shumlloshmërisë së ngjyrave që ato kanë.
Jo vetëm kulinaria e Kurbinit, por dhe shumllojshmëria e habitateve si deti, laguna, pylli, toka bujqësore, delta lumore, shumllojshmëria e botës bimore dhe asaj shtazore, tradita në peshkim e bujqësi janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e eko-turizmit.

You Might Also Like

Si nga një ëndërr blu: Një qytet shumë i veçantë që është i paharrueshëm

Shënohet rritje e numrit të turistëve në Kosovë

Një majë që arrihet me më shumë se 8,000 shkalle

Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve

Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sa na kushton dashuria e Vuçiqit dhe Si-së: 3.7 miliardë deri më tani

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
Ukrainasit me drone të rinj, me një distancë prej 2000 kilometrash
Hovenier: QUINT-i dhe NATO-ja s’e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në këtë kohë
Ish-kryeministri i Kazakistanit u dënua me 18 vjet burg
Votuesit aziatiko-amerikanë me pikëpamje të ndryshme politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?